14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci premtoi dhe ‘dështoi’, shkollat në Prishtinë dhe Fushë Kosovë ende pa tekste shkollore

Procesi mësimor i cili zyrtarisht nis më 1 shtator, dhe ndonëse janë paralajmëruar greva në arsim, ende nuk dihet nëse ky proces do të nisë ose jo.

Sidoqoftë, shkollat fillore ende nuk kanë nisur të furnizohen me libra, ndonëse nga Ministria e Arsimit ishte premtuar se në korrik librat do të shpërndaheshin nëpër shkolla.

Drejtues të shkollave në Prishtinë e Fushë Kosovë thanë sot se ende nuk kanë pranuar librat, derisa Ministria e Arsimit thotë se ka nisur shpërndarja e tyre.

Ende pa përfunduar viti shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pati premtuar se në shtator nuk do të ketë vonesë të furnizimit me libra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale më 22 qershor të këtij viti, në detaje e kishte sqaruar procesin e përgatitjeve të teksteve shkollore, ku thuhej se për vitin e ri shkollor 2022/2023 librat do të dorëzohen në departamentet komunale nga 26 deri më 29 korrik.

Por, tani që jemi në javët e fundit të gushtit, shkollat fillore ende nuk I kanë pranuar librat për të filluar 1 shtatorin.

“Unë po besoj që kjo është vonë tash sepse ne kem kërku edhe nga drejtoria komunale e arsimit që tekstet që vinë të sjellën në shkolla e jo vetëm në një pik dhe pastaj të krijohen vështirësi qoftë transportit dhe kohës”, tha Shemsie Fetahu, drejtoreshë e shkollës “Lismiri”.

Ndërsa, përfaqësuesit e shkollave fillore të Prishtinës sot mbajtën takim me drejtorinë komunale të arsimit, ku u bë e ditur se shpërndarja e librave do të fillojë nga e hëna.

“Ne sapo dolëm nga një takim që e patëm me drejtorin komunale dhe na njoftuan se pritet që nga e hëna veç të fillojmë me shpërndarjen e librave në shkollat fillore…..”, tha Liridon Maliqi, drejtor i shkollës “Model” në Prishtinë.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarët për informim nga Ministria e Arsimit thanë se shpërndarja e teksteve në shkolla ka nisur, pa e cekur se me cilën komunë është filluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img