13.8 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Nadal jep lajmin e keq

Pasi vendosi të mos luajë në turneun Masters të Montekarlo, që po zhvillohet aktualisht në Principatë, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka dhënë sot lajmin se nuk do të luajë as në turneun e Barcelonës.

Një tjetër tërheqje e fituesit të 22 grand slam në karrierë, që ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në Australian Open, në janar.

“Barcelona është një turne i veçantë për mua, pasi aty luaj si në shtëpinë time.

Nuk jam ende gati për t’u rikthyer në fushë, ndaj nuk do të luaj aty.

Turneu i Barcelonës do të nisë ditën e hënë, por 36-vjeçari spanjoll ka vendosur të mos luajë.

Shtypi spanjoll shton se Nadal mund të tërhiqet edhe nga turneu i Madrid, që zhvillohet më vonë për të luajtur vetëm një turne përgatitur në fushat me dhè, atë Masters që zhvillohe në Romë.

Duket se objektivi i vetëm i Nadal është të jetë me çdo kusht në grand slam e Roland Garros dhe po shtyn sa më shumë rikthimin, për të rikuperuar dëmtimin.

Spanjolli nuk luan prej 3 muajsh dhe aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në botë.

Kjo periudhë e gjatë pa ndeshje dhe dëmtimet e shpeshta tregojnë se karriera e tij është drejt fundit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img