21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Myrto Uzuni mbrëmjen magjike e mbylli me një unazë, i propozoi në fushë të dashurës

Të shtunën mbrëma, Granada e Myrto Uzunit u shpall kampione në La Liga 2 për të sigurar kështu rikthimin në La Liga.

Granada mposhti Leganes 2:0, teksa e mbylli sezonin në pozitën e parë me 75 pikë të grumbulluara.

Uzuni kontribuoi edhe në këtë fitore me një gol, për ta çuar në 23 numrin e golave këtë sezon, krahas pesë asistimeve.

Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

E pasi e mbylli një sezon fantastik, 27-vjeçari i propozoi për martesë të dashurës së tij. Propozimi u bë në stadiumin e Granadas.

Uzuni mori përgjigje pozitive, një “Po”, nga e dashura e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img