8.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa për çmimin e lartë të testeve për COVID-19: Institucionet përgjegjëse në vend të arsyetimit, të marrin veprime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se virusi COVID-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve .

“Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po bërballen qytetarët, pa dallim.

Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img