0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa optimist se do t’i ketë votat për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka thënë se është duke u përkujdesur që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të marrë mbështetjen e më shumë se 80 deputetëve.
Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zgjedhur televizionin publik për t’iu drejtuar qytetarëve me mesazhe të qarta se cilat do të jenë pasojat në qoftë se Kuvendi nuk e voton demarkacionin me Malin e Zi, kryeparlamentari Kadri Veseli, në një intervistë për një televizion tjetër, ka shprehur bindjen se më 1 shtator deputetët do t’i thonë po Demarkacionit.
Ndërsa, kryeministri i vendit përmes facebook-ut ka shprehur bindjen se Qeveria që ai drejton gëzon përkrahjen e shumicës solide në Kuvend, raporton Telegrafi.
“Në LDK është duke u sqaruar gjithçka rreth kësaj çështjeje dhe jam optimist se do të jemi unik në mbështetjen e ratifikimit të marrëveshjes. Jam optimist se edhe partnerët e koalicionit po bëjnë të njëjtën gjë me deputetët e tyre”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Të dashur miq, Qeveria që unë drejtoj është e përcaktuar ta çoj përpara agjendën zhvillimore dhe integruese të Kosovës. Ne kemi program, të cilin po e zbatojmë, pavarësisht problemeve të trashëguara dhe sfidave e pengesave me të cilat po ballafaqohemi. Por, ne jemi këmbëngulës për arritjen e qëllimeve, të cilat jemi të bindur se janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Qeveria që unë drejtoj gëzon mbështetjen e një shumice solide në Kuvendin e Kosovës. Por, si kryeministër dhe si njëri prej partnerëve kryesor të koalicionit, për tema të ndjeshme, nuk preferoj asnjëherë të testojë fuqinë e votave. Unë po kujdesem vazhdimisht dhe sinqerisht për t’u siguruar që Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi do të mbështetet nga mbi 80 deputetë. Në LDK është duke u sqaruar gjithçka rreth kësaj çështjeje dhe jam optimist se do të jemi unik në mbështetjen e ratifikimit të marrëveshjes. Jam optimist se edhe partnerët e koalicionit po bëjnë të njëjtën gjë me deputetët e tyre” (sic), ka shkruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img