27.6 C
Pristina
Thursday, June 13, 2024

Buy now

spot_img

Murtezaj takoi zyrtarë francez, merr mbështetje për proceset integruese

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj është pritur në një takim nga zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.
Murtezaj në Paris ka takuar drejtoreshën për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, shefin e misionit për Evropën Ballkanike, Guillaume Rousson si dhe zyrtarë të tjerë që merren me Kosovën në Ministrinë e Jashtme Franceze.
Në këtë takim zëvendësministri Murtezaj ka falënderuar Francën dhe popullin e saj për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset.

Duke folur për tema të shumta, është shprehur përkushtimi më i lartë i qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në agjendën e integrimeve evropiane dhe proceset zhvillimore të vendit.
Nga ana tjetër, drejtoresha për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, ka theksuar gatishmërinë e vazhdueshme të qeverisë franceze për të përkrahur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane.
Në takim zëvendësministri Murtezaj u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img