18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Murati tregon se është shtyrë premtimi i Kurtit për rritjen e pagës minimale, ka një çështje me urgjente

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në replikën e tij me partitë opozitare, ka thënë se se paga minimale do të rregullohet shumë shpejt.

Më tej, Murati tha se sa i përket faturave të papaguara, ndërmarrjet duhet të merren vetë me borxhet, ku theksoi se kanë paguar borxhe të vitit 2011 e vitit 2013 për shpronësime.

“Paga minimale do të rregullohet shumë shpejtë. Ka pasur kundërshtime nga sindikatat, kanë arsyet e veta jo të qëndrueshme sepse asnjë anëtar i atyre sindikatave nuk preket nga ky vendim as nga paga minimale, por janë arsye politike të cilat sindikatat nuk do të duhej të bënin politikë”, tha Murati.

“Kemi paguar borxhe të vitit 2013 për shpronësime. Kemi paguar borxhe nga vitit 2011. Nuk mund të thuhet se janë paguar borxhet sepse nëse do të ishin paguar, s’më kishin ardhur borxhet e vitit 2013 e vitit 2011”, ka thënë Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img