21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Murati tregon se a mund të ketë përsëri rritje të pagës minimale

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto.

Lidhur më këtë, Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në emisionin RTK, tha se kjo Qeveri ka premtua që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11 vitesh që nuk ka patur rritje të pagës minimale.

Ai po ashtu paralajmëroi që paga minimale do të rritet sërish, sipas rritjes ekonomike.

“Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind. Megjithatë Sindikatat nuk po pajtohen me këtë, kundërshtimi i tyre është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, sindikatat në këtë mënyrë po bllokojnë rritjen e pagës minimale”, tha Murati.

Po ashtu tha Murati, Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img