19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pretenduar se këtë po e shohin në të gjitha sektorët.

“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, ka shkruar Murati të dielën.

Më tutje, ai ka thënë se do të lansohet një instrument i  ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës në Kosovë.

“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj”, ka deklaruar Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img