“Aparate ka njerëz nuk ka, kjo është ajo që them se kushtet e punës rëndohen. Nëse një shërbim e kanë dhënë 4 mjekë , 10 infermiere sot ai nuk numër është përgjysmuar. Nuk mundet fizikisht të bëhen shërbimet, sidomos në nivelin terciar”, tha Sefedin Aliu, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.

Problem më i madh mbetet mungesa e infermiereve. Sindikata e Gerijatrisë ditë më parë njoftoi se 150 infermiere veçmë kanë firmosur marrëveshje me Spitalet e Evropës. Ndërkohë sipas Sindikatës së Qendrës Klinike, vetëm gjatë 5 viteve të fundit rreth 6,000 infermiere kanë braktisur shtetin. Ndërkohë sipas të dhënave të Sindikatës rreth 180 mjekë viteve të fundit janë pensionuar, gjendje e cila rëndon edhe më shumë funksionimin e sistemit shëndetësor.