10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e Deputetëve në seancat e Kuvendit, deputeti i VV-së: Dy deputete janë në pushim të lindjes

Kuvendi i Kosovës sot dështoi të mbajë seancën e radhës për shkak të mungesës së deputetëve.

Lidhur me këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se legjislatura e tanishme e Kuvendit nuk e meriton të vazhdojë mandatin.

Por kjo mungesë e deputetëve por arsyetohet nga ana e deputetit të VV-së, Alban Bajrami.

Alban Bajrami, tha se mungesa po ndodh për shkak se dy deputete nga mazhoranca kanë shkuar në pushim të lehonisë dhe se disa deputetë kanë pasur udhëtime të cakuara.

“Ka dy javë që dy deputete tona kanë shkuar në pushim të lindjes dhe kjo e ka zvogëluar numrin, pastaj udhëtimet e caktuara të deputetëve kanë krijuar vështirësi por që prapë se prapë mendoj se do duhej të ulemi bashkë në grup dhe të rigrupohemi, për të pasur një mbarëvajtje më të rregullt”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Por përkundër kësaj, Bajrami tha se ani se ka mungesa ditëve të fundit, kjo legjislaturë ka kaluar numër rekord ligjesh.

Ai tha se vetëm në vitin 2022, janë kaluar mbi 130 ligje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img