21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Mudryk nisi të qante kur u informua se i dështoi kalimi te Arsenali

Sulmuesi i Chelseas Mykhailo Mudryk nuk mundi t’i mbante lotët kur mësoi se kalimi te Arsenali nuk do të realizohej.

Ukrainasi para kalimit te Chelsea ishte afër marrëveshjes me Arsenalin dhe po bënte çmos për të shtyrë një kalim në “Emirates Stadium”.

Mirëpo, sapo Chelsea bëri një ofertë të ‘çmendur’ Arsenal vendosi të largohej nga gara dhe e informoi lojtarin se nuk mund të paguajnë atë që ka paguar rivali, gjë që e bëri lojtarin të niste të qante rrugës për në aeroport.

Në janarin e vitit 2023, kur Arsenal e informoi Mudryk se transferimi i tij ka dështuar, lojtari nisi të qante në telefon rrugës për në aeroport”.

Ai absolutisht dëshironte të luante për Topçinjtë dhe nën urdhrat e Artetas”, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.

Arsenal raportohet se ende e pëlqen anësorin këmbëshpejtë dhe kanë besim se lojtari mund ta rigjejë formën, pavarësisht që po kalon një formë të tmerrshme në nivelin sportiv.

Mudryk është duke qëndruar shpesh vetëm në stol shkaku i formës së dobët dhe është i sigurt se nëse do të kalonte te Arsenali, atëherë gjërat do të ishin komplet ndryshe.

Ekziston mundësia që Mudryk të largohet qysh në verë, por ende nuk dihet nëse Arsenal do të tentojë ta marrë nga rivali, apo të fokusohet në lojtarë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img