14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

“Muaji i mikëpritjes e solidaritetit”, Abdixhiku shtron iftar për myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame.

Shefi i LDK-së, tha se muaji i Ramazanit mëson vlerat më të shëndosha shoqërore, dhe se ato duhet ruajtur dhe kultivuar.

“Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona”, shkroi ai.

“Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!”, shtoi Abdixhiku.

Ai kështu shkroi në Facebook, si mbishkrim i fotografive të ndara nga çastet në iftarin e shtuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img