15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Mourinho: Pogba, lojtari më i mirë në botë

Jose Mourinho ka thënë fjalë të mëdha për transferimin më të ri të Manchester Unitedin.
Portugezi  për faqen zyrtare të klubit e ka vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë francezin e ri, për të cilin Unitedit pagoi 110 milionë euro Juventusit.
“Paul është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e Unitedit për të ndërtuar të ardhmen. Ai është i shpejtë, i fortë, shënon gola dhe lexon më mirë lojën se shumë lojtarë tjerë më të vjetër se ai”, deklaroi Jose Mourinho për faqen zyrtare të klubit, përcjellë Lajmi.net.
“Me 23 vite, ai ka mundësinë të bëjë vendin e tij këtu për shumë vite. Është i ri dhe do të vazhdojë të përmirësohet, ka shansin të jetë në qendër të këtij klubi për dekadën e ardhshme dhe përtej”, përfundoi portugezi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img