11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Mosdurim ndaj UÇK-së apo respektim i ligjit?- Albin Kurti shkarkoi bashkëluftëtarin e Adem Jasharit

Pasi Xhelal Sveçla ktheu në punë në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodrën, kryeministri Albin Kurti e ka shkarkuar atë.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta10, shkarkimi i referohet gjetjeve të Raportit të Auditimit të vitit 2020, që Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka përdorur si arsye për pezullimin e Kodrës.

Në këto gjetje, thuhet se Kodra ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Me datën 13 tetor 2022, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka suspenduar z. Fadil Kodra, drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 9 par.2 të Ligjit Nr.04\L-230 për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Vendimi i ministrit Sveçla është bazuar në raportin e brendshëm dhe të jashtëm të Auditimit, këtu përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit, të gjeturat e të cilave dëshmojnë keqmenaxhim, dhe me këtë edhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Avokati i Kodrës, Faton Fetahu ka reaguar menjëherë duke e quajtur vendim arbitrar.

“Derisa procedura penale fillohet vetëm me vendim të prokurorit të shtetit kur ekziston dyshim i bazuar se është kryer vepër penale, në rastin konkret, për pushtetarët Sveçla dhe Kurti është i panevojshëm dhe i papërfillshëm zhvillimi i një procedure të ligjshme, prandaj nuk ka nevojë për prokurorë që të hetojë dyshime të caktuara – ata vetë hetojnë, vetë e kualifikojnë dyshimin e bazuar, vetë akuzojnë dhe vetë dënojnë. Shembulli i z. Kodra, në mënyrën më të përkryer e demonstron këtë qasje abuzuese të paligjshme dhe arbitrare” ka thënë Fetahu.

Shkarkimi i Fadil Kodrës nga Albin Kurti, vjen një muaj më vonë pasi Ministri Sveçla e pati pezulluar atë e që me vendim të Këshillit ishte detyruar ta kthente në punë sërish.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img