13.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

“More ti as avokat as doktorësh”, përplasen Haxhiu me Kollqakun në komision

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollqaku dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Hahxiu, janë përplasur mes vete sot në mbledhjen e këtij komisioni ku po raportonte ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu ankua Fatmire Kollqakut se nuk po iu jep kohë opozitës që t’i drejtohen ministrit me shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

“Kryetare të paktën nëse koha e ministrit është e rezervuar do të thotë përfaqësuesit e një subjekti politik me ja jep të drejtën, jo ju të mazhorancës me e shpenzuar kohën për ministrin. Por që të paktën shqetësimet e të gjitha subjekteve politike me i dëgjuar ministri. Sepse kështu po i bëni dëm ministrit”, tha Haxhiu.

Fatmire Kollqaku, i reagoi duke thënë se Haxhiu nuk ka ardhur me kohë në komision dhe se pjesën më të madhe të debatit ka diskutuar opozita.

“Këtë çka e thatë është në kundërshtim me të vërtetën. Në çfarë kohe erdhën zotërinjtë që tash po e kërkojnë fjalën. E dyta e kas shfrytëzo opozita fjalën e jo pozita”, tha ajo.

Haxhiu tha se s’është me rëndësi se kur ai vjen në komision por se anëtarëve të PDK-së nuk iu dha mundësia t’i drejtohen ministrit.

“S’është me rëndësi ajo punë. Jo, opozita unë jam përfaqësues i PDK-së edhe Filloreta përfaqësuese e PDK-së”, tha Haxhiu.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit e ka pyetur Haxhiun se a është avokat i deputetes së PDK-së

“A je avokat i Filloretës. Deputetja din vet me folë”, tha ajo.

“Mos u nervozo ruje shëndetin, se kohë pandemi është shumë e rëndësishme me e rujtë shëndetin”, iu kundërpërgjigj Haxhiu -Kollqakut.

“Avokat a e përfundove?”, shtoi Kollqaku.

“More ti as avokat as doktorësh asnjonen. Unë vij kur të dua edhe ty s’të raportoj kur të vij”, përfundoi Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img