21.1 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: VV-ja e tradhtoi votuesin dhe SHBA-në

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, gjestet e dy kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë i ka cilësuar të parëndësishme.

Madje, atë e shqetëson më shumë niveli i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve që nuk është aty ku duhet dhe kjo vjen për shkak të garës së tyre për dominim.

“Gjeste mes tyre të cilat për mua janë të parëndësishme. Ajo çka më shqetëson është se më duket që niveli i bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë në veçanti marrëdhënies ndërmjet dy kryeministrave nuk është aty ku secili prej qytetarëve të dy republikave e presin dhe kjo vjen për shkak të garës së tyre për dominim që është shtuar më shumë nga kryeministri Kurti por nuk e ka lënë mangu as kryeministri Rama. Më shumë ka qenë si kundër përgjigje ndaj asaj që Kurti tentoi të bënte që nga fillimi kur fitoi zgjedhjet në Kosovë duke tentuar të bëhej pjesë e parlamentit të Kosovës duke bërë fushatë me ministra. Më duket debat i parëndësishëm këto ditë që ka qenë në Kosovë. Ajo është më shumë një garë identiteti. Ato janë gjeste të Edi Ramës me Albin Kurtin nuk janë gjeste të Kosovës me Shqipërinë”, ka thënë Molliqaj në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova do të duhej të ishte mirënjohje ndaj veprimeve të Edi Ramës, sidomos pas fjalimit në Këshillin e Evropës.

Kryetari Molliqaj theksoi se Kosova do të duhet të lobojë te vendet e BE që të bindë anëtarët e Këshillit të Evropës për të votuar rezolutën që ka paraqitur Shqipëria.

Ai tha se Kosova është pranë një gjykatë të padrejtë dhe nuk mjafton të thuhet ne nuk e kemi votuar sepse është bërë e qartë se gjykata speciale do të kalojë, por veprimet e qeverisë tregojnë që ka një heshtje që krerët e UÇK të dënohen nga një gjykatë e padrejtë.

“Besoj që do të duhej të ishte Kosova mirënjohëse ndaj veprimeve të Ramës. Shumë keq që Kosova nuk është duke bërë asgjë në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është anëtare e këshillit të Evropës por ajo çka mund të bëjë Kosova është që shumica e vendeve të BE e njohin Kosovën dhe do të duhej të ishte një lobim aktiv të secilit vend për të bindur anëtarët e këtij këshilli për të votuar rezolutën që ka paraqitur Shqipëria e jo tani të rrinë anash dhe të kritikojë fjalimin e Ramës vetë kryeministri dhe gjithë shpura e tij të sulmojë kryeministrin për veprime të tilla”.

“Kosova është para një gjykate krejtësisht të padrejtë dhe nuk mjafton me thonë ne nuk e kemi votuar gjykatën sepse si e votove si nuk e votove është pas bërë e qartë de gjykata do të kalojë. Por mos veprimet e qeverisë tregojnë që ka një interesim në heshtje të kësaj qeverie që krerët e UÇK të dënohen nga një gjykatë që vazhdon me mbet gjykatë e padrejtë ndaj Kosovës”.

Kur foli për dialogun me Serbinë, Molliqaj tha që gjasat janë të mëdha që Qeveria Kurti e ka tradhtuar votuesin dhe mbi të gjitha interesin e Kosovës dhe pozicionin e ShBA.

Mes tjerash, Molliqaj shtoi se Kosova është duke dialoguar me një kornizë dhe dy letra që kanë ardhur nga Gjermania dhe Franca ku nuk përmendet fare njohja reciproke.

Sipas tij, kjo tradhti e Kurtit ndaj votuesve të vetë dhe qëndrimeve të ShBA-ja do t’ia shkaktojë dëmin më të madh Kosovës.

“Unë nuk e di nëse do të ketë këtë vit apo në vitin e ardhshëm por gjasat duken të mëdha që qeveria Kurti e ka tradhtuar edhe votuesin e vet por mbi të gjitha e ka tradhtuar interesin e Kosovës dhe pozicionin e ShBA. Pozicioni i ShBA ka qenë, i cili ka thënë çfarëdo marrëveshje do të ketë në qendër njohjen. Tani ne jemi duke dialoguar me një kornizë dhe dy letra që kanë ardhur nga gjermania dhe Franca ku nuk përmendet njohja e Kosovës. Kjo tradhti e Kurtit ndaj votuesve të vetë dhe qëndrim3ve të ShBA do të ketë dëmi që do t’i shkaktohet Kosovës”.

“Për këtë Kurti duhet të mbajë përgjegjësi edhe aktuale dhe historike. Duke bërë sfilata në veri e duke mashtruar opinionin për reciprocitet e shtrirje të sovranitetit në vend se të ulet e të gjejë zgjidhje të një kompromisi që do të dërgonte në njohje përfundimtare ky ka përgjegjësi edhe aktuale e historike për dëmin që i ka shkaktuar Kosovës dhe popullit të kësaj dhe marrëdhënies me Serbinë. Kështu që qasja e tij është në kundërshtim me interesin tonë kombëtar dhe është e rrezikshme me atë që po thotë Kurti”.

“Kosova do të duhej të takonte miqtë fillimisht ShBA dhe BE dhe do të duhej t’iu drejtohej që Kosova është e gatshme për dialog e kompromis që e ka në fund njohjen e Kosovës nga Serbia. Për këtë lloj dialogu jemi të interesuar e jo për dialog nuk lëshoj pe për asgjë unë dua vetëm parimin e reciprocitetit. Tash Kurti ka thënë se do të jetë kreativ në dialog. Pra krejtësisht e gabuar qasja dhe unë mendoj që zgjidhja e vetme që ka qenë në horizont ka qenë ripërcaktimi i kufijve ku të dy popujt do të përcaktoheshin për shprehjen e vullnetit të lirë. Dhe një qasje e tillë më duket jo në përputhje të interesave të Kosovës sepse Kosova po humb territor. Por kur do të betonojmë autonomin e serbëve në Kosovë atëherë do të shohim se kemi humbur diçka e s’kemi marrë asgjë. Besoj që Kurti do të mbahet përgjegjës në një nivel historik për një dëm të pariparueshëm që po ia shkakton Kosovës”, tha Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img