25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Mirlind Daku: Kosova dhe Shqipëria për mua janë njëjtë, të shohim se ku do të luajë

Mirlind Daku është deklaruar sërish sa i përket përfaqësimit të Kosovës apo Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi shtatlartë nuk u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e marsit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, me ç’rast reagimet ishin të shumta.

Edhe vetë Daku ishte shprehur i zhgënjyer për mos-ftesën, teksa ishte shprehur edhe i gatshëm për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë, nëse do të kishte një mundësi të tillë.

Sulmuesi gjilanas muajin e kaluar u pajis edhe me pasaportë shqiptare, duke shtuar edhe më shumë zërat që ai të përfaqësojë “Kuqezinjtë”. Megjithatë, ai konfirmoi se nuk ka marrë ofertë nga Shqipëria ende.

“Kosovë, Shqipëri për mu janë njëjtë. Sikur të shërbejë për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Meqë deri tash Kosovës nuk iu kam dashur, se di a mund t’i kryejë punë ende. Vjen koha e do ta shohim ku do të luajë. Oferta nga Shqipëria ende nuk kam marrë, por në atë moment që e marrë, do e trajtoj seriozisht. Unë nuk e kam marrë pasaportën veç për ta kryer transferimin, por do ta shohim si është. Unë tani kam mundësinë me bë zgjedhje, do ta bëjë për një shtet shqiptar. Nonstop kam qenë gati 100% me përfaqësu Kosovën, por neglizhenca e tyre më ka bërë që ta mendojë edhe Shqipërinë”, tha 25-vjeçari në “Sports Show”.

“Mua mu ka dashtë më së shumti ftesa për me bo një transferim në disa momente, çka ndryshova une për dy muaj, për dy muaj kam mujtë me ndryshu fanellën e tash pasaportën, e tani po luaj në një ligë më të fortë. Kjo më bën me mendu edhe tjera opsione, ndërgjegja ime është e pastër. Herën e fundit kam ardhë te Kombëtarja me 40 temperaturën, katër ditë, tri banane i kam hangër në Kombëtare. Zoti është i madh i sheh krejt senet”, deklaroi Daku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img