18.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024, teksa kanë ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat që të aplikojnë.

Ministria bën të ditur se konkursi është shpallur bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve: Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, Akademia Ushtarake – Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë dhe Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Tutje bëhet e ditur se konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej datë 02 maj deri më 15 maj, teksa të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img