20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

MINISTRI LIBURN ALIU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KOSOVË QEMAL MINXHOZI

Shoqëruar nga sekretarja e parë e ambasadës, znj. Klodiana Karaj, e priti sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, bashkë me shefen e kabinetit të tij, znj. Rineta Jashari, dhe asistenten ekzekutive, Lirika Komoni.

Ambasadori, z. Minxhozi, e uroi ministrin Aliu për detyrën e re, dhe i dëshiroi sukses në punën e tij. Duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ministrie për mjedisin dhe infrastrukturën, ai tha se pret vazhdim të bashkëpunimit mes dy shteteve tona, e sidomos në projekte që lehtësojnë lëvizshmërinë e komuniteteve lokale që jetojnë në pjesën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. 

Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin, si dhe ndau bindjen e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve tona sa i përket çështjeve që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën vetëm sa do të shtohen në të ardhmen. Projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë, jetën e qytetarëve, dhe njëherazi ndihmojnë në menaxhim më të mirë të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm do ta kenë vëmendjen tonë të plotë, theksoi ministri Aliu. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img