15.1 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Milani mposht Juventusin në Kombëtaren italiane

Gianluca Lapadula është ftuar në kombëtaren italiane nga trajneri Gianpiero Ventura.
Sulmuesi i Milanit, i cili shënoi në fundjavë golin e parë në Serinë A ndaj Palermos, u thirr për të zëvendësuar Manolo Gabiadinin, i cili kishte probleme muskulore.
Futbollisti i Napolit u largua nga grumbullimi në Converciano dhe për të zënë vendin e lënë bosh, Ventura grumbulloi debutuesin e katërt të listës për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit e Gjermanisë.

Kësisoj, për lojtarin e Milanit plotësohen 24 orë ëndrrash, gjatë të cilave ai kaloi nga një futbollist i lënë në harresë, në një protagonist të mirëfilltë.
Për ish-lojtarin e Pescaras, kanë mjaftuar vetëm 154 minuta në total në Serinë A për të siguruar ftesën e parë në kombëtaren italiane.
Zakonisht, në radhët e të kaltërve dominon në numër grupi i futbollistëve të Juventusit.
Por dëmtimet e njëpasnjëshme të lojtarëve bardhezi si dhe grumbullimi i Lapadulas, ka bërë që tashmë të jetë Milani klubi që ka më shumë përfaqësues te Italia.

Bashkë me sulmuesin shkon në gjashtë numri i lojtarëve të thirrur nga Ventura, i cili ka në listë edhe Gianluigi Donnarumman, Mattia De Sciglion, Alessio Romagnolli, Giacomo Bonaventura dhe Luca Antonellin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img