21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Milani merr fitore ndaj Empolit: Nedim Bajrami i drithëroi paksa Rossonerët

Milani ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Empolit në kuadër të javës së tetë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 3-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por rastet për gola për të dyja skuadrat nuk munguan.

Rossonerët natyrisht se dominuan 45 minutat e parë, por Olivier Giroud, Rafael Leao, Alexis Saelemaekers dhe Fode Ballo-Toure nuk ishin konkret me gjuajtjen e tyre.

Në pjesën e dytë, Milani mësoi nga gabimet e të parë dhe ia doli që të shpnonte tri gola.

Ishte asistimi në minutën e 79-të i Leaos për Ante Rebic, që zhbllokoi ndeshjen për rezultatin 1-0.

Por, Nedim Bajrami e vuti nën ethe Milanin, kur i shënoi një super gol nga gjuajta e lirë në minutën e 90+2.

Mirëpo, skuadra mysafire nuk u dorëzua deri në fund dhe e riktheu epërsinë me golin e Ballo-Toure (90+4).

Milani më pas ia doli të shënonte edhe golin e tretë, tani përmes Leaos, që shënoi në minutpn e 90+7-të.

Pas javës së tetë, kampioni në fuqi është në vendin e tretë me 17 pikë, tre më pak se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e nëntë do të zhvillojnë derbin me Juventusin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img