15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Michel para liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Të dyja palët të jenë gati për integrim deri më 2030

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u pritën nga kryeministri Edi Rama në ambientet e kryeministrisë, për të vazhduar më pas Samitin e Procesit të Berlinit.

Pas ceremonisë së pritjes, liderët iu drejtuan Piramidës, aty ku po zhvillohen punimet e Samitit.

Në hyrje të Samitit, kryeministri Rama vuri theksin te ndasitë mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar.

“Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtareve. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë. A mund t’i përballojmë këto ndasi? Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese që ka sjellë”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, njëherazi ‘arkitekti’ i Procesit të Berlinit, deklaroi se samiti i Procesit të Berlinit provoi rëndësinë e pamohueshme të Ballkanit Perëndimor në union.

Sipas Scholz, ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar kanë qenë konkrete dhe priten edhe të tjera. Megjithatë, ai tha se pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro.

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Michel tha se të dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030-të.

“Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë e BE-së dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BE. Ka qenë një rrugë shumë e ngadaltë. Zhgënjyese. Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030 për t’u zgjeruar. Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te zgjerimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img