16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Mexhiti: Do vazhdojmë të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së, do të marrim pjesë në mbledhjet e ardhshme

Në një konferencë për media i ashtuquajturi ‘Grup i Zjarrit’ të cilët edhe zyrtarisht do të quhen si Fraksion i BDI-së, thonë se e mbështesin ndërtimin e Korridorit 8 por shpresojnë që mos të vjen puna si rruga Shkup-Bllacë, siç e quajti Mexhiti projekt i Bujarit dhe Artanit.

”Në parim si çdo qytetarë tjetër edhe ne si fraksion e mbështesim Korridorin 8 fuqishëm sepse vlerësojmë se ky Korridor është në interes të zhvillimit ekonomik, turistik, lëvizjes së lirë të qytetarëve. Por ne duam ti shohim gjërat më realisht, urojmë që ky projekt të mos ndodh si projekti i Artanit dhe Bujarit e kam fjalën për rrugën Shkup-Bllacë”, tha Izet Mexhiti

I pyetur se si do veprojnë në zgjedhjet e ardhshme se a do të dalin me lista të posaçme, Izet Mexhiti u shpreh se ata sot promovojnë fraksionin që është risi në Maqedoninë e Veriut, po nuk është risi në Evropë.

Ai tha se ende ka kohë për zgjedhjet dhe se vlerësojnë se do ta fitojnë betejën brendapartiake.

“Duke e pasur parasysh se po promovohen si fronti evropian atëherë nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë një arsye evropiane. Mendoj që është më e rëndësishme që verdikti apo si mendoni qytetari dhe votuesi se sa a është me status apo jo”, deklaroi Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se ata do të marrin pjesë në mbledhje dhe do të jenë të zëshëm në qëndrimet e tyre.

“Urojmë që të jenë mbledhje mirë të organizuara dhe të mos jenë kuazi mbledhje si kjo 1 prill. Jo rastësisht ndoshta në atë ditë”, tha Mexhiti,

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img