20.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Meta: Vendimi për Berishën është antikushtetues, u shkelën të drejtat e deputetit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka quajtur vendim antikushtetues votimin e sotëm në Parlamentin e Shqipërisë, që zhvesh nga imuniteti ish-kryeministrin Sali Berisha dhe i hap rrugë SPAK-ut për arrestimine e tij.

“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjesimine opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Njëkohësisht është pjesë e një programi për eleminimin e opozitës reale, dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk këtij regjimi,” u shpreh Meta në një konferencë për mediat.

Ndonëse nuk u pa të marrë pjesë në protestat e thirrura nga Sali Berisha, Ilir Meta thotë se mbështet çdo protestë dhe nismë që ngjall opozitarizmin në vend.

“Kanë qenë do të jenë edhe sipas rastit edhe unë do të jem përkrahim cdo protestë jo në mbrojtje të Berishës, por në mbrojtje të parlamentarizmit demokracisë, pluralizmit. Kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Dhe cdo nismë që synon gjallërimin e opozitës në vend. Kushtojini vëmendje buxhetit, miratohet një herë në vit, por efeket janë për një vit të gjithë”, tha Meta ndërsa theksoi se ‘distanimi’ nga Berisha nuk vjen për shkak të SPAK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img