11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Messi i jashtëzakonshëm shpall Barçën kampion

Leo Messi ishte i jashtëzakonshëm në përballjen e sotme kundër Deportivo La Corunas.

Barcelona shpallet kampion në La Liga, pas fitores prej 2 me 4 në udhëtim te Derpotivo, transmeton Koha.net. Ky është titulli i 25 i Barcelonës në La Liga, i shtati në 10 vitet e fundit.

Ishte Coutinho që kaloi Barçën në epërsi në minutën e shtatë, pas asistimit nga Dembele. Messi e dyfishoi epërsinë në minutën e 38 pas asistimit nga Suarez.

Vendasit në vazhdim u kundërpërgjigjën për mrekulli duke barazuar shifrat, 2-2, përmes Perezit dhe Colakut.

Megjithatë, në skenë u paraqit Messi edhe njëherë për të shënuar dy gola në fund të takimit, me dy asistime sërish nga Suarez.

Në krye të tabelës Barça ka 86 pikë, 11 më shumë se ndjekësi i parë Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img