15.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Mesazhi i presidentit Thaçi për Vitin e Ri: Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-mesazhi, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për Vitin e Ri 2020.

Në mesazhin e urimit, Presidenti Thaçi ka thënë se “duhet t’i çmojmë të mirat që kemi. Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen”.

Postimi i Thaçit:

“Të dashur qytetarë,

Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.

Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi.

Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen.

Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.

Urime viti 2020! HTH”, ka shkruar Thaçi, /Telegrafi/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2567466456712301/?t=6

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img