14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Mesazhet mbështetëse për sulmin terrorist, KPM-ja merr vendim që të ndalohet transmetimi i ‘Arena Sport’ në Kosovë

Komisioni i Pavarur për Media ka vendosur t’i bllokojë kanalet Arena Sport.

Kjo pas spoteve në përkrahje të terroristëve dhe duke nxitur urrejtje.

Vendimi i KPM sipas kryetarit të Komisionit, Jeton Mehmeti është marrë pasi Kanalet e Arena-s kanë transmetuar përmbajtje që janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.

“Është fjala për transmetim të videomesazheve që vinë nga Serbia që kanë përmbajtje me tekst që glorifikojnë sulmin në veri dhe përmbajnë mesazhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

“Veprimi i menjëhershëm është që pas gjetjeve që ato janë transmetuar, që menjëherë të ndalojmë transmetimet e Arena-s për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren dhe cenon sigurinë në vend”, ka thënë Mehmeti

Arena sport ritransmetohet nga operatorët kabllorë Artmotion, IPKO, Kujtesa, Telkos dhe MTS.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img