14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

“Merhaba”, Rama-Zef Hilës: Para ca kohësh deshe një pazar të vogël me mua, më çove fjalë

Në mbylljen e fushatës së PS në Vaun e Dejës krah kandidatit Kristjan Shkreli kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh edhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë në Vaun e Dejës, Zef Hila. Sipas Ramës, para ca kohësh Hila i ka dërguar fjalë duke i kërkuar që ta mbështesë.

“Unë e di që Zef Hila është duke më parë edhe dua t’i drejtoj një mesazh. “Merhaba” Zef, se ti je Zef me universitet në Turqi, megjithëse nuk di asnjë fjala turqisht. E pashë dhe dëftesën e Zefit në Turqi dhe dy gjëra më bënë shumë përshtypje; histori turke kishte vlerësim shumë të lartë, tek e drejta turke kishte marrë vlerësim shumë të lartë. Domethënë Zefi edhe historian edhe jurist turk.

Po një fjalë turqisht Zefi nuk e di. Ose pastaj tërhiqem unë, Zefi të dali sot të mbajë një fjalim turqisht këtu. Unë tërhiqem nga mesazhi por jo nga vota se di Zefi turqisht s’di Zefi turqisht Zefi nuk ka ç’a bën më këtu. Zef, ti më çove fjalë mua para ca kohësh, deshe të më takoje, deshe një pazar të vogël se kështu e ke zakon ti.

Deshe një pazar të vogël për të të mbështetur ty, domethënë për të sabotuar unë partinë time siç ke sabotuar ti tënden e pastaj të sabotosh ti tënden për timen zgjedhje të tjera. Ah mor Zef. Zefi ishte te SHQUP-i brenda kur non grata sulmonte SHQUP-in pastaj do ti doli me non gratën jashtë. Është akrobat i madh”, tha Kryeministri.

“Zef mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota se është shumë vonë. Më beso mua, unë e di se ti nuk e bën këtë por mos lejo të tjerët të bëjnë kështu se po kapen shumë. Këta është e bukur se kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Zef është kryer kjo punë Kristjani do marrë stafetën. Ne nuk vijmë këtu për të thënë këtu hajdeni të gjithë e bëhuni socialist. Ne kur marrim drejtimin e një bashkie, nuk i ndajmë njerëzit për ne nuk ka majtas djathtas por drejt vetëm përpara për të majtët dhe të djathtët”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img