14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtarit i digjet shtëpia në Mitrovicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës njofton se është raportuar që është djegur shtëpia e një personi, i cili gjendet jashtë vendit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:55, në Mitrovicë.

“Është raportuar se nga zjarri është djegur shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë vendit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img