19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi kujton Nënë Terezën: Jeta e saj është shembull i humanizmit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Nënë Terezën në 25 vjetorin e vdekjes, duke nënvizuar thënien e saj të njohur: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por, të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Krasniqi, në një postim në Facebook, shprehet se nuk ka thënie më të madhe e më kuptimplote së kjo, që është një jetë përshkrim i gjithë aktivitetit human të Nënë Terezës.

“Nga Shkupi në Kalkutë, e nga aty në të gjithë botën, për të shtrirë dorën e kujdesit, përgjegjësisë, solidaritetit e humanizimit. Jeta e Nënë Terezës është një shembull dhe mësim për të gjithë, se çdo aktivitet i udhëhequr nga dashuria është i predispozuar për të pasur sukses e ndikim të jashtëzakonshëm. Populli shqiptar është përjetësisht krenar që botës i fali një figurë kaq të madhe e humane, si Shën Tereza!”, shkruan kryetari i PDK-së.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img