18.4 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi: Jam për riformatim të Qeverisë

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nëse pajtohen dy partnerët e koalicionit Qeverisës, atëherë ai do ta mirëpriste një ndryshim, apo rifaromatim të Qeverisë.
“Aboslutisht po, ne nuk i kemi ato vende me tapi”, ka thënë Krasniqi në Info Magazinë të Klan Kosovës, kur është pyetur se a do të pranonte edhe vet të lëshonte pozitën e ministrit, për hir të riformatimit.
“Ndryshimet nuk janë mungesë e përformancës, ka edhe raste të tilla, por jo domosdoshmërisht. Në politikë ka nevojë për shkak të kontekstit që të ketë rifreskime”.

“Tani mbetet me konkretizim të diskutimeve, të vendoset për riformatim të Weverisë”.
Krasniqi ka thënë se nuk e beson që nga ndryshimet e mundshme do të shkaktojnë përçarjes mes PDK-së e LDK-së.
“Në politikë nuk hyhet me huje, do pranoja edhe vet personalisht ndryshimin”, tha ai.
Krasniqi ka folur edhe për sëmundjen e gjedhëve, duke thënë se akoma nuk dihet kur të do mbërrijnë vaksinat për sëmundjen e lëkurës tek gjedhet, e njohur si sëmundja gungore.
“Javën e ardhshme Qeveria e Kosovës do të ndajë rreth një milion euro për të blerë vaksinat e nevojshme për të vaksinuar të gjitha gjedhet e prekura nga sëmundja e lëkurës në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka njoftuar se sëmundja nuk është nga ato më të rrezikshmet, por gjithsesi se masat konkrete po merren dhe është duke u bërë gjithçka që të kalohet sa më lehtë kjo situatë.
“Janë 49 raste të ngordhjeve të gjedheve, dhe janë 300 raste ku ka shenja të sëmundjes në 165 femra të prekura. Flasim për një numër rreth 2000 krerëve që janë në rrezik”, ka thënë Krasniqi.
“Nuk është sëmundja më e rrezikshme, por ka reperkusione ekonomike. Por, janë marrë masa të menjëhershme. Kemi arritur që të marrim një donacion prej 25 mijë dozave të vaksinave për këtë sëmundje nga Bashkimi Europian. Nevojiten edhe 225 mijë të tilla”.
Ministri i Bujqësisë ka treguar se të gjithë fermerët e prekura do të kompensohen, por për këtë kompensim duhet të ndërhyhet në legjislacion, ndaj kjo edhe do të marrë më shumë kohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img