16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Melo pasi Alves u lirua nga burgu për dhunim: Po t’i kishte ndodhur vajzës sime, s’do të isha duke dhënë intervistë

Lirimi i Dani Alvesit nga burgu pasi u shpall fajtor për dhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë ka bërë bujë të madhe në Spanjë e Brazil.

Ish-bashkëlojtari i Alvesit në kombëtaren e Brazilit, Felipe Melo, ka thënë se nëse e njëjta gjë do t’i ndodhte me vajzën e tij, ai s’do të ishte duke dhënë intervistë, duke aluduar se do të hakmerrej personalisht.

“Nuk e kam problem të flas për këtë. Nëse do të kishte ndodhur kjo me vajzën time, nuk mendoj se do të isha këtu duke e dhënë këtë intervistë. Mendoj se duhet të respektohen qeniet njerëzohet, duhet respektuar gratë dhe burrat”, tha ai për Globoesport, shkruan As, transmeton Klankosova.tv.

Melo tha se Alves duhet të paguaj për veprën që e ka bërë dhe sipas tij, kjo duhet të shërbejë si mësim për të tjerët që të mos e përsërisin veprën.

“Ai tashmë ka dalë nga burgu. Kjo është shumë serioze, duhet të paguash dhe, pasi ta bësh këtë, të risocializohesh. Ne kemi për detyrë t’i edukojmë fëmijët tanë dhe kjo është gjithashtu një çështje e madhe e edukimit. Edukoni djemtë dhe vajzat tona që të mos ndodhë kjo”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img