21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj e mohon të ketë plane për t’u futur në politikë: “E përçmoj atë zeje, jam gazetar dhe atë në fillim të karrierës”

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë plani për parti të re politike, në një reagim pas videos së gazetarit Berat Buzhala, i cili shtjelloi se ka informacione që po planifikohet krijimi i një partie të re politike me figura të reja intelektuale si Gent Cakaj, Lirim Mehmetaj, Shkodran Ramadani etj.

Mehmetaj tha se do të qëndrojë në profesionin e gazetarit dhe se s’bëhet fjalë për inkuadrim në politik, siç tha ai, “as për anëtarësim në ndonjë parti të vjetër e as nuk e kam në plan të merrem me politikë”.

Buzhala në videon e tij tha se “informatat i kam që qeky grup i njerëzve, në krye me Gent Cakajn me bë një parti politike që kanë me konkurru”.

Reagimi i Mehmetajt:

Ma çuan shumë veta një video të kolegut Berat Buzhala, se si kinse po planifikohet të themelohet një parti e re politike që prihet nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe unë qenkam pjesë e kësaj partie në bërje.

Meqë edhe jemi kolegë me Beratin do të ishte e udhës të kontaktohesha para se të përmendem publikisht aty në video.

Unë nuk jam pjesë e kurrfarë planesh për ndonjë parti të re, as për anëtarësim në ndonjë parti të vjetër e as nuk e kam në plan të merrem me politikë.

Për më tepër, e përçmoj shumë si zeje.

Berati ka mundur të mos e ketë qëllimin aty, por përmendje ime në këso far lloj videoje ka për rezultat krijimin e paragjykimeve për komentet e mia publike dhe provon t’i diskreditojë analizat e mia në televizion, statuset që i shkruaj këtu e informacionet të cilat i jap.

Kjo lloj përmendje po ashtu është një armë shtesë tek propaganduesit e Vetëvendosjes që sa herë të thuhet diçka, të kenë një derë ku mund të përbirojnë fjali të tipit “e ka për qëllime politike”.

Jo se i besojnë ata Beratit, se ndryshe do ia merrnin parasysh komentet e tij për ta, por pse mos të shfrytëzohet si mundësi.

Përndryshe, unë edhe si gazetar jam krejt në fillim të karrierës. Së shpejti filloi edhe me një emision në Albanian Post që si për nga formati, si për nga përmbajtja që do të ketë (kërkoj falje për mungesën e modestisë) është shumë nivele më lartë se çfarë shihni aktualisht në mediat tona.

E pash të nevojshme ta jap si sqarim, edhe pse nuk ma merr mendja ta ketë besuar ndokush.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img