17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Me zhurmë e fishkëllima opozita tenton t’ia vështirësojë pozitës vazhdimin e seancës

Opozita ka nisur veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme të Kuvendit, raporton Gazeta Express. 

Deputetë të opozitës po i godasin tryezat dhe po fishkëllejnë, ndërsa deputetët e LVV-së po flasin në foltore.

Kjo vjen pasi pushteti dhe opozita vazhdojnë të mos pajtohen në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë. Pasi opozita fillimisht kishte kërkuar formimin e një komisioni që do ta hetonte shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rrethanat para e pas këtij vendimi, LVV-ja erdhi me një kundërpropozim dhe dëshiron një komision që do t’i hetojë çështjet e energjisë elektrike që nga viti 2006.

Sot në Kuvend kjo çështje u ngrit si temë e parë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi të vazhdojë seanca dhe të themelohet komisioni i propozuar prej tyre.

“Ta konsitutojmë themelimin e Komisionit Hetimor sepse në të kundërtën nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojmë me një normalitet parlamentar kur mohohet një e drejtë fundamentale e opozitës për ta ushtruar funksionin si opozitë”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img