11.1 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Më shumë zbritje për inventarin Tesla – Model 3 tani ka çmim prej 35,350 euro

Vetura ikonike e Tesla, Model 3 në SHBA tani ka një çmim prej vetëm 35,350 euro. Për ata të cilët kanë planifikuar që t’i bashkohen botes së veturave elektrike, tani mund të jetë momenti i duhur.

Të apasionuarit pas Tesla mund ta blejnë atë edhe me një çmim prej 28,350 euro, kjo pas kreditit federal të taksave me vlerë prej 7 mijë eurove, dhe kjo e bënë çmimin më të ulët ndonjëherë të Model 3-shit.

Por duket se ky është një plan i Tesla për uljen e njësive ekzistuese në stok, pasi që një rinovim total i Model 3 është tashmë në horizont. Kështu, sa më shumë vetura të shitura përpara lansimit të versionit të ri, aq më shumë shitje të veturave të reja, raporton Arena EV.

Siç e dimë të gjithë, rruga e Tesla-s deri këtu nuk ishte konvencionale. Duke qenë në treg për gjashtë vjet, Model 3 do të rinovohet.

Dhe me Model Y që ndan pjesën më të madhe të ADN-së së tij me Model 3, ne mund të presim që një përditësim i ngjashëm të vijojë në gjurmët e tij. Në fakt, Model Y i përditësuar, i quajtur Project Juniper, është në planet e vitit të ardhshëm.

Prezantimi i Model 3 të ri në tremujorin e tretë 2023 premton të jetë një ngjarje e madhe në afatin kohor të dhënë nga Tesla.

Prodhimi është planifikuar të fillojë menjëherë pas prezantimit. Natyrisht, duke pasur në mendje të dhënat e kaluara të Tesla-s, nuk do të ishte befasi të parashikosh disa pengesa. Por nga ana tjetër, është Giga Shanghai ajo që po trajton prezantimin e Project Highland, kështu që vonesat dhe surprizat nuk janë pjesë e planit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img