23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, ndryshon edhe qarkullimi i autobusëve  

Mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, ndryshon edhe qarkullimi i autobusëve  

Në këto dy ditë të fundjavës, më 8 dhe 9 prill për shkak të punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Qarkullimi do të ndërpritet në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Kompania “Termokos” në një njoftim për media bën të ditur se ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme “për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të parkut të qytetit si dhe pjesës së qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.

Për shkak të mbylljes së këtij segmenti do të ndryshohet edhe rrjedha e qarkullimit të autobusëve urbanë.

“Bazuar në pëlqimin nga Drejtoria për Shërbime Publike pran Komunës së Prishtinës për bllokim të rrugës ‘Agim Ramadani’ me datën 08.04.23 dhe 09.04.23 për shkak të punimeve të cilat do të kryhen nga Ndërmarrja Publike ‘Termokos’, do të ndryshon edhe rrjedhja e qarkullimi të trafikut”, bën të ditur Trafiku Urban.

Autobusët e “Trafikut Urban”, të linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”.

Ndërsa, autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img