25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.

Ministrja e Arstimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka uruar suksese të gjithëve, si dhe ka bërë thirrje për respektim të rregullave në mënyrë që të ketë rezultate reale.

“Në ditën e parë të këtij testi, 23, 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre. Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi”.

“Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Pres respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img