16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Mbesa raportoi se s’po mund të kontaktojë me dajën, Policia e gjen të vdekur në banesë

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Sipas raportitt 24 orësh të Policisë, mbesa e viktimës kishte raportuar në Polici se s’kishte mundur të kontaktojë me dajën e saj, që jetonte veteëm, nga 12 janari.

Kur Policia ka shkuar dhe e ka hapur derën e banesës, i njëjti është gjetur i vdekur. 

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 12-13.01.2023 – 13:00-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img