25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

MASHTI po shqyrton një opsion: Paratë për blerjen e teksteve shkollore t’u kalojnë prindërve në llogari

Ministrja Nagavci, në një konferencë për media, ka folur për çështjen e teksteve shkollore, të cilat ende nuk janë shpërndarë. Ajo ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore në llogaritë e prindërve.

“Sivjet jemi duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHTI’t të bëhet në llogaritë e prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shumë shpejt brenda dy tri ditëve do të vendoset për këtë rrugë që po e shqyrtojmë. Paralelisht kemi përgatitur edhe platformën për aplikim në platformën e-Kosova me të githa detajet tjera dhe kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë që në njërën anë të kemi tekste cilësore për fëmijët dhe kujdes për buxhetin e shtetit”, tha ajo.

Ndërkaq, zëvendësi i Nagavcit, Taulant Kelmendi, deklaroi se edhe këtë vit kemi zgjedhur ekipin negociues nga MASHTI i cili brenda afateve ligjore ka negociuar për çmimin e teksteve shkollore për secilin libër.

“Pas shumë tentimeve për të zbritur çmimet në nivelin e përballueshëm për buxhetin e ndarë shtëpitë botuese nuk e kanë pasur mirëkuptimin. Madje së fundmi kanë dërguar letra se çmimet e tyre janë të panegociueshme mëtutje. Kjo situatë dhe kjo gjendje e krijuar është e papërballueshme për MASHTI-n dhe për buuxhetin e shtetit. Ne nuk mund të kalojmë asnjë skemë të keq shfrytëzimit të taksave të qytetarëve tanë. Kjo është edhe më e ndjeshme kur flitet për tekste shkollore”, u shpreh Kelmendi.

“Kemi edhe shumë raste tjera të ngjashme të papranueshme ku libra për lëndë të caktuara kalojnë shifrën 25 euro. Vetëm pesë viteve të fundit për blerjen e teksteve shkollore janë shpenzuar 51 milionë e 898 mijë e 744 euro. Si ministri jemi duke punuar për rritjen e cilësisë, por kjo nuk nënkupton edhe keqshfrytëimin e buxhetit. Duke marrë parasysh këtë, jemi duke e shqyrtuar mundësinë që mjetet për blerjen e librave të kalojnë tek prindërit”, tha ai.

Ai tha se procesi për aplikim në platformën e- Kosova nuk do të zgjasë më shumë se 10 minuta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img