23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Masa të reja nga e hëna, ministri Vitia takon sot kryetarët e komunave

Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi drejtori i ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.


“Sot në orën 14:00 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, Vitia të mërkurën derisa po raportonte në Komisionin për Shëndetësi, deklaroi se nga data 27 shtator, të gjithë personat që duan të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve të gastronomisë, duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, ka deklaruar Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img