10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Marshohet me moton “Boll Ma” – kundër abuzimit të vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara

Qendra “Artpolis” ka organizuar marshin “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”.

“Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve” i dedikohet vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.

Resmie Rrahmani, themeluese e Shoqatës së Personave me distrubim muskulare, tha se heshtja nuk është zgjedhje dhe se fshehja e rasteve të dhunimit riprodhon strukturat e patriarkatit.

“Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit. ‘Boll Ma!…’ synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj. ‘Boll Ma!… heshtja nuk është zgjidhje’”, tha ajo.

Ajo tha se nga raportimi i 2 273 raste të dhunës në familje për këtë vit, 1 897 raste janë ndaj grave dhe vajzave.

“Nga 2 273 raste të dhunës në familje sivjet, 1 897 raste janë ndaj grave e vajzave. Prandaj, ne duhet ta raportojmë dhunën, kurse institucionet ta luftojnë atë. Vetëm së bashku triumfojmë ndaj shtypjes, dhunës e pabarazisë. Vetëm së bashku jemi më afër barazisë sociale dhe gjinore”, tha ajo.

Aktivistja Mimozë Musliu, tha së është për keqardhje që askush nga institucionet nuk iu është bashkangjitur këtij marrshi.

“Ky marsh është një dritë në fund të tunelit sa i përket rasteve të ngacmimit dhunimit të grave me aftësi të kufizuar. Është për keqardhje që shteti nuk është bashkangjitur edhe pse ne jemi një kategori e margjinalizuar prapë jemi si të gjithë”, tha ajo.

Drejtoresha e “Artpolis” Zana Hoxha, tha se fatkeqësisht në shoqërinë kosovare nuk flitet fare për abuzimet e këtij grupi shoqërorë.

“Në shoqërinë tonë fatkeqësisht nuk flitet fare për abuzimin e këtyre grupeve të shoqërisë. Shpresojmë që kjo thirrje të dëgjohet dhe të na bashkëngjiten në iniciativat tona edhe personat që janë vendimmarrës dhe bëjnë politika në Kosovë”, tha ajo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img