9.6 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja më afër, Neymar mund të bëhet sot me klub të ri

Neymar Junior mund të bëhet sot me klub të ri.

Al Hilal e ka rezervuar terminin për vizitat mjekësore të yllit brazilian në pritje të dritës së gjelbër nga ai.

Klubi nga Arabia Saudite ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin, ndërsa lojtari pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Lojtari ka ofertë edhe nga Barcelona dhe nga klubet e ligës amerikane – MLS, por që e preferon më shumë transferimin në Saudi Pro League.

Pra, ka shanse të mëdha që ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës të bëhet qysh sot me klub të ri, respektivisht të transferohet në Al Hilal.

Yjet e futbollit evropian e kanë ndjekur rrugën e Cristiano Ronaldos duke përfunduar këtë verë në klubet nga Arabia Saudite.

Siç dihet, Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi atë e kishte blerë Paris Saint-Germaini nga Barcelona për 222 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img