15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Viti 2024 do të jetë goxha determinues në përafrimin tonë me NATO-n

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj të integrimeve për partneritet për paqe dhe NATO, kështu deklaroi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, Maqedonci tha se viti 2024 do të jetë vit determinues në aspektin e përafrimit me partneritetin për paqe por edhe me NATO-n.

“Duhet ta kemi parasysh që partneriteti për paqe nuk është hap që kërkohet para se të futemi në NATO është hap i ndarë, është proces i ndarë. Ne do të synojmë dy organizmat edhe partneritetin për paqe edhe anëtarësimin në NATO por edhe iniciativat regjionale. Unë vlerësoj që viti 2024 do të jetë vit që do të jetë goxha determinues në aspektin e përfarimit tonë me partneritetin për paqe por edhe me NATO”, tha ministri.

Tutje ministri tha se gjatë muajve në vazhdim pritet të ketë edhe takime bilaterale me departamentin amerikan të mbrojtjes, që sipas tij, të nxirren prioritetet e bashkëpunimit të të dyja vendeve në vitet e ardhshme.

“Gjatë fundit të këtij muaji do të kemi marrëveshjen kornizë ushtarake me Republikën e Turqisë. Është marrëveshje që specifikohen të gjitha urat e bashkëpunimit, ku te gjitha bashkëpunimet me Turqinë adresohen në këtë marrëveshje. Pra i hap rrugë bashkëpunimit në të gjitha aspektet dhe thellimit të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Në fillim të shkurtit do të kemi takime bilaterale me departamentin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu për të nxjerrë prioritetet e bashkëpunimit tonë në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img