19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Mancini jep dorëheqja nga posti i selektorit të Italisë

Dorëheqja e papritur e Roberto Mancinit si trajner i Italisë ka shokuar tërë botën e futbollit, por mësohet se prapa kësaj dorëheqje ka pasur shumë zhvillime dhe probleme në prapaskenë

Mancini është lavdëruar për rigjallërimin e Italisë pas dështimit të tyre për tu kualifikuar në Botërorin e vitit 2018, ku transformoi stilin e lojës së ekipit në sulmuese gjë që rezultoi me fitoren e merituar të Euro 2020.

Askush nuk do ta harrojë atë përqafim të shokut të tij të ngushtë Gianluca Vialli në Wembley Stadium kur ata ngritën trofeun në qiell.

Megjithatë, siç ndodh në çdo rast me Kombëtares, pas suksesit erdhi një rënie dramatike pasi gjithmonë shkohet pas një grupi që deri në ato çaste ka qenë vendimtar por që tani dështon për të sjellë gjak të ri për të pasur sukses.

Kjo arriti kulmin kur Italia përsëri dështoi për tu kualifikuar në Botërorin e vitit 2022 në Katar.

Më parë është raportuar se asisten trajneri i Kombëtares, Alberico Evani ishte larguar nga skuadra për shkak të prezencës së Leonardo Bonuccit në mbrojtje, me mbrojtësin e Juventusit që qartë nuk ishte më në formën e tij më të mirë.

Largimi i Evanit ishte një flamuri i kuq këtë verë, ku atij ju bashkuan edhe anëtarë të tjerë të stafit me një riorganizim të Mancinit që solli Attilio Lombardo dhe Nuciari në role të ndryshme.

Mancini u emërua kordinator i ekipeve të ndryshme te të rinjve për të krijuar një linjë te Kombëtaret U-20 dhe U-21 për në skuadrën e parë, duke shkëmbyer ide, taktika dhe metoda stërvitore.

Megjithatë, në vend që të konsolidonte edhe më shumë identitetin e tij në Kombëtare, kjo bëri që të ai të këtë më shumë përgjegjësi nëse gjërat shkojnë gabim dhe kështu ishte e pamundshme që ai mos të kritikohet.

Se paku, ky është interpretimi i deritanishëm i këtij riorganisimi. Një tjetër shpjegim është që Federata e shtyu Evanin të largohet nga stafi i Mancinit për të sjellë fytyra të reja, përfshirë Andrea Barzagli dhe Gianluigi Buffon.

Këtu nuk bën të harrojmë edhe muajt e fundit që ishin të dhimbshëm për Mancinin që humbi dy miq të mirë, Vialli dhe Sinisa Mihajlovic – që konsideroheshin shokët e tij më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë që ai pati në botën e futbollit – të dy këta vdiqën nga kanceri.

Me gjithë këtë që po ndodh, me mediat e Italisë që kanë kritikuar për paraqitjet, zgjedhjet dhe qasjen e tij për të ardhmen, mund të konsiderohet se largimi i Mancinit nuk ishte i larg.

Kombëtarja e Italisë në përgjithësi ka nevojë për një ndryshim masiv, për shkak se skuadra e U-20 ka arritur në Botëror, ajo e U-21 ka dështuar toltalisht.

Prandaj, roli i një kordinatori është i nevojshëm, për të krijuar një ndërrim që do i ndihmonte një trajneri siç ishte Mancini. Ndoshta, është koha që aty të incolvohet Roberto Baggio ku do të fuste në ekip Buffonin dhe Fabio Cannavaron. Ka shumë fitues të Botërorit 2006 që mund të involvohet e që kanë fituar jo vetëm Botërorin por edhe Serie A.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img