11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Man City nuk gabon, shënon fitore të thellë dhe shkëputet në tri pikë nga Liverpooli

Manchester City ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë, duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi si vendase ndaj Newcastle Unitedit.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” u mbyll me rezultatin 5:0.

Raheem Sterling (19’, 90+3’), Aymeric Laporte (38’), Rodri (61’) dhe Phil Foden (90+1’) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Manchester City pas kësaj fitore ka 86 pikë në krye të tabelë, me tri pikë më shumë se Liverpooli i pozitës së dytë.

Newcastle United ndodhet në pozitën e 13-të me 43 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img