23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Malisheva kërkon heqjen nga karantina, shfuqizon ndalesat shtesë për qytetarët

Komuna e Malishevës, ka njoftuar se ka marrë vendim për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e kësaj komune, dhe se tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të zgjeruar të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë dhe Komitetit Emergjent. Po ashtu në këtë takim u kërkua nga të gjitha subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.

Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjitha këto vendime dhe kërkesa erdhën, pas shqyrtimit të situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img