12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri: Zhvillmet e ditëve të ardhshme kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës të Kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit.

Haziri thotë se nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).

Postimi i Hazirit:

Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit

Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).
Kur?

Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë.

Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza!

Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img