21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri ia kishte ndarë 17 mijë euro organizatës Vepro në mënyrë “të fshehtë”

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ia kishte ndarë mbi 17 mijë euro Organizatën Joqeveritare (OJQ) “Vepro”, pa shpallur thirrje publike, shkruan Insajderi.

Haziri në emër të manifestimit “Flaka e Janarit 2021” i kishte ndarë plotë 17 mijë e 350 euro OJQ-së “Vepro”, pa bërë thirrje publike siç kërkohet me rregullore.

“Në emër të manifestimit “Flaka e Janarit 2021”, Kryetari i Komunës me vendim të datës 23.04.2021, kishte subvencionuar Organizatën Joqeveritare (OJQ) “Vepro” në vlerë 17,350€, pa bërë thirrje publike siç kërkohet me rregullore”, thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas ligjit, ”Çdo mbështetje financiare për OJQ-të duhet të shpallet me thirrje publike, e cila duhet të publikohet në ueb faqen e ofruesit të mbështetjes financiare”.

Sipas komunës kjo kishte ndodhur për shkak të gjendjes pandemike./GazetaInsajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img