12.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri: Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook të dielën për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Është raportuar se temë kryesore e takimit të 2 majit do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Për këtë Haziri thotë se ”gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka”.

“Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë”, ka shkruar Haziri.

Për më tepër, Haziri ka thënë se ”kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”.

“Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.  Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë”, ka deklaruar Haziri.

Kosova dhe Serbia më 18 mars arritën një marrëveshje në Ohër, ndonëse nënshkrim nuk kishte.

E një nga pikat kishte qenë edhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, duke përfshirë edhe atë të Asociacionit.

Beogradi insiston që serbët e Kosovës të kenë një asociacion përmes të cilit do ta organizonin jetën politike dhe ekonomike.

Por Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte kundërshtuar një ide të tillë, madje duke protestuar në rrugë e Kuvend.

Për këtë opozita në Kosovë kritikon Kurtin për ndryshim qëndrimesh pas marrjes së pushtetit.

Në anën tjetër për Asociacionin gishtin e drejton kah dy partitë tradicionale, PDK dhe LDK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img